“Na ishte njehere Tirana”

“Na ishte njehere Tirana”

Për të rrëfyer Tiranën e dikurshme, dramaturgu dhe regjisori Stefan Çapaliku, shfrytëzoi kujtimet e Mustafa Greblleshit për t’i treguar te “Pazari i Ri”, në një skenë të improvizuar teatri. Ishte aktori i karrierës Alfred Bualoti dhe i riu me disa përvoja të mira në teatër Ledian Gjeçi, që e kthyen publikun e rastësishëm jo vetëm në kryeqytetin, por edhe në Shqipërinë e 1939-1944 në mbrëmjen e së Premtes. “Na ishte njëherë Tirana, Shqipëria”, dramatizimi i kujtimeve të Mustafa Greblleshi, gazetarit, romancierit dhe përkthyesit që jetoi pa u vënë re, i dha mundësinë publikut të njihet me të dhëna historikeje aq të përfolura.