Top Channel/ Abuzimi me 781 mln lekë, faktet nga dosja Prokurorisë së Fierit për Bankers Petroleum

Top Channel/ Abuzimi me 781 mln lekë, faktet nga dosja Prokurorisë së Fierit për Bankers Petroleum

Në gjyqin për masën e arrestit të administratorit të bankers petroleum, disa ish administratorëve dhe zyrtarëve aktuale të kësaj kompanie koncesionare prokuroria ka renditur shumë fakte për dyshime për mashtrim, evazion në mënyrë të përsëritur dhe në bashkëpunim në dëm të shtetit shqiptar. Bankers petroleum shfrytëzon nëntokën shqiptare prej vitit 2004 dhe që nga ajo kohë ka dekkaruar vetëm humbje edhe pse ka nxjerrë dhe shitur shumë miliardë dollarë pasuri të nëntokës së shqipërisë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se Sipas kontrollit, në hartimin e bilancit material dhe përcaktimin e diferencave është patur parasysh rregulli i përgjithshëm, gjendje në fillim plus hyrje minus dalje. Të dhënat e inventarit në Marinzë për çdo muaj në sasi mmetër kub gasoil dhe solar si për gjendjen në hapje. transferimet. përdorimin dhe gjendjen në fund janë marrë nga tabelat e përgatitura nga vetë shoqëria, një kopje e të cilave i është vënë në dispozicion grupit të kontrollit. Edhe pretendimi i ngritur në observacion se nga grupi i kontrollit nuk është marrë parasysh ndryshimi në inventar nuk qëndron. mbasi në të dhënat e tabelave për holluesin përzjerja diesel plus solar nuk ka gjendje as në hapje e as në mbyllje. Në këto kushte, sasia e transportuar nga shoqëria transportit "Renci" sh.p.k duhet të ishte e barabartë me sasinë e përdorur në prodhimin e naftës bruto. Diferencat e konstatuara përsa i përket bilancin material janë pikërisht nga krahasimi midis sasisë së transportuar me sasinë e përdorur. e Nga verifikimi dhe shqyrtimi i raportit të kontrollit tatimor të hartuar nga inspektorët e Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj për shoqërinë "Bankers Petroleum Albania Ltd". Për periudhat tatimore, janë konstatuar një sërë shkeljesh të natyrës tatimore, të cilat kanë sjellë pasoja të konsiderueshme financiare dhe ligjore. Këto shkelje janë të karakterit të përsëritur dhe shfaqin elementë të dyshimit të arsyeshëm për veprime të qëllimshme të mashtrimit tatimor, pasi: Shoqëria ka përfituar padrejtësisht rimbursime TVSH-je në vlerë mbi 578 milione leke. Përmes deklarimit të shpenzimeve fiktive ose të pajustifikuara me dokumentacion ligjor; Shoqëria ka shmangur detyrimet për tatimin në burim në vlerë mbi 202 milione lekë, për një periudhë të gjatë kohore nga viti 2016 deri ne vitin 2018 Prokuroria ka dalë në konkluzionin se shkeljet e mësipërme rezultojnë me ulje fiktive të humbjeve për këto vite: Veprimet janë të përsëritura, sistematike, që përfshijnë periudha të ndryshme kohore. çka tregon për vazhdimësi në qëllimin e paligjshëm. Përmbledhje e detyrimeve tatimore të konstatuara: Ulje kreditim Tvsh Dënim Tvsh Totali 1 Tatim burim Dënim T. Burim Totali 2 Totali (lekë) 15 578.640.568 84,665,504 663,306,072 202,654.261 101.327.134 303,981,395 967,287,467 3. 2. Karakteristikat krvesore të shkeljeve të evidentuara: Deklarim i shpenzimeve të pajustifikuara për qëllime rimbursimi të TVSII-së. Përdorim i faturave pa elementë të plotë ligjorë dhe faturime jo në funksion të aktivitetit. Mungesë e dokumentacionit për shërbime të huaja të pa-autongarkuara dhe pa pagesën e tatimit në burim. Diferenca të mëdha midis vlerave të shërbimeve të likuiduara dhe atyre të raportuara. Në furnizimin e transportit të mallërave është konstatuar se, faturat e lëshuara për këto furnizime, nuk janë lëshuar në momentin e kryerjes se shërbimit, pra në kundërshtim me kërkesat e ligjit. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Bankers#Gjykata#TopChannelNews