Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook: / vizionplustv Twitter: / vizionplustv Instagram: / vizionplustv TikTok: / vizionplustv “Të lindet një njeri” është shfaqja që ngjiti në Teatrin Metropol të Tiranës penën e artë të Migjenit. Me misionin për të sjellë jo vetëm poetin e rinisë, dhe të mjerimit në teatër, por mbi të gjitha letërsinë shqipe, regjisori Stefan Çapalikut ndërton veprën në një aspekt multidisiplinor, ku gërsheton fjalën, aktrimin, muzikën, kërcimin, instalacionet, duke i ringjallur edhe njëherë metaforikisht personazhet migjeniane. Mes lidhjes së fortë me qytetin e tij të lindjes, Shkodrës, por edhe me shkrimtarin, regjisori sjell deri në detaje çdo grimcë të atyre viteve që edhe sot janë më aktuale se kurrë.Shfaqja do të vijojë përgjatë fundjavës në Tiranë, ndërsa do të ndalet më datë 1 tetor në Pogradec dhe do të përfundojë rrugëtimin në Shkodrën e Migjenit dhe regjisorit.