Znj. Gentiana Sula dhe z. Simon Mirakaj nga AIDSSH, të ftuar në emisionin Spotlight, në Vizion +, moderuar nga Alban Dudushi, për të folur rreth punës së Autoritetit dhe raportimit në Kuvend për vitin 2020, i cili ngjalli interes në parlament dhe në publik. Vettingu në drejtësi, polici dhe politikë, hapja e dosjeve individuale dhe atyre me interes publik, zbardhja e ngjarjeve të rëndësishme të së shkuarës, hulumtimi shkencor, studimet multidisiplinare, çështja e të pagjeturve të komunizmit dhe dialogu për demokraci, si përballje me të shkuarën e afërt…