InDoks Promo | Manipulime e ndikim nga Serbia

InDoks Promo | Manipulime e ndikim nga Serbia

#InsajderiTV Zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 u duk që kaluan pa incidente, dhe u quajtën si zgjedhje të mira. Por, nuk janë të pakta ankesat për manipulime. Sidomos pasi filloi numërimi i votave. Sidomos pasi që votat shkuan në QNR. Dyshimet janë serioze që pati edhe blerje votash. Insajderi ka nxjerr në publik materiale, audio e video që tashmë po hetohen nga Prokuroria. Ka pasur edhe arrestime Edhe dorëheqje. Edhe vendime për rinumërime të qindra vend-votimeve. Në këtë zgjedhje u shfaq edhe një fenomen i ri. Në zonat e banuara me shumicë serbe u votuan politikanë partish të komuniteteve jo-serbe. Rrjedhimisht, u pa që me votë serbe, partia kosovare e dirigjuar direkt nga Beogradi zyrtar, Lista Serbe nuk do të ketë vetëm 10 ulëse të rezervuara për serbë në Kuvend. Si ndikoi Beogradi në zgjedhjet e 14 shkurtit? InDoks në këtë episod do të sjell një rrëfim tjetër të zgjedhjeve të vitit 2021. E shtune, ora 20:10. Në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi si dhe në kanalin Insajderi TV ne YouTube.