Seanca në Këshillin e Sigurimit, Gërvalla përplaset me Daçiç

Seanca në Këshillin e Sigurimit, Gërvalla përplaset me Daçiç

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka përfaqësojë Republikën e Kosovës në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, gjatë së cilës u shqyrtua edhe raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për Kosovën. Kjo u bë e ditur nga MPJ e Kosovës, e cila nënvizon se në këtë seancë ministrja Gërvalla ka paraqitur sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, zhvillimet politike pas marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet e suksesshme në arenën ndërkombëtare, sukseset në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit. Ministrja Gërvalla, në fjalën e saj ka thënë se Kosova po zhvillon dialog me Serbinë për normalizim të raporteve, por jo për statusin e saj, pasi, sipas saj, “çështja e statusit të Kosovës është gjë e kryer.” “Ne jemi duke biseduar me fqinjin tonë shumë problematic, lidhur me normalizimin e raporteve tona. Nuk është dialog lidhur me statusin e Kosovës, sepse kjo është një gjë e kryer, e njohur nga më shumë se 115 shtete anëtare të OKB-së. Por është një diskutim në Bruksel për normalizim të raporteve tona”,- ka shtuar ajo, raporton Kosovapress. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik. Për më shumë vizitoni: https://www.rtsh.al/ Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @radiotelevizionishqiptar   For more content from click HERE: https://www.rtsh.al/ Like RTSH on Facebook HERE:   / rtshradiotelevizionishqiptar   Follow RTSH on Instagram HERE:   / rtshqiptar   #Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar