Por, si e ka komentuar politika atë që po ndodh brenda mbledhjes së Këshillit të Mandateve, ku po diksutohet mandati i deputetit socialist Saimir Tahiri? Presidenti Ilir Meta nuk ka dashur ta komentojë këtë çështje. Maxhoranca ka dalë në mbrojtje të ish-ministrit, ndërsa opozita ka shtuar dozën e akuzave. Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi, se Prokuroria po përdoret politikisht, ndërsa Basha tha se ai po përdorej si levë nga kryeministri. Ilir Meta: Keni gjetur personin e gabuar dhe akoma më shumë ditën e gabuar, 25-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese. Fatmir Xhafaj: Nuk është një gjë, që shpreh vullnetin e ligjit dhe bazueshmërinë në prova. Jemi në rastin, kur segmente apo individë të Prokurorisë po vetpërdoren politikisht. Opinionin dhe vlerësimin tim dhe preçedentë të tillë janë preçedentë të rrezikshëm për drejtësinë, por edhe për vet marrëdhëniet parlamentare, për aq sa unë kam lexuar dhe për aq sa janë bërë publike. Adriatik Llalla: Ish-kryetari i reformës në drejtësi në vend, ministri i Brendshëm, nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore, për ndryshimet kushtetuese kundër proçedurës penale, që ka ndodhur, besoj se është problematikë e tij. Detyra jonë është të hetojmë këto raste, të vihen përpara përgjegjësisë autorët! Lulzim Basha: Vepra e parë dhe e fundit që duhet të bënte ai si ministër i Brendshëm, duhet të ishte arrestimi i të vëllait, i cili kërkohet. Fatmir Xhafaj është në konflikt të pastër interesi. Ai nuk duhet të qëndrojë asnjë ditë më si ministër i Brendshëm! Fatmir Xhafaj është një nga levat, që Edi Rama po përdor për të bërë presion ndaj Prokurorisë, për të zbatuar paktin Rama-Tahiri, ku Tahiri t'ia hedhë me sa më pak kosto, me qëllim mos të dekonspirojë dosjet e tmerrshme, që lidhin Edi Ramën personalisht. ------------------------------------------ IN Tv Albania Follow us: / intvalbania / intvalbania / intvalbania Offcial website: http://intv.al