Bashkimi Evropian (BE) ka mirëpritur idenë e formimit të një 'Beneluksi Ballkanik', nga aspekti i bashkëpunimit ekonomik dhe politik të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Mbështetja e idesë tregohet në letrën e zyrës së Komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle, në pyetjen se si e vlerëson BE-ja idenë e formimit të një "Beneluksi Ballkanik." "Ne jemi absolutisht për çdo bashkëveprim të vendeve, në veçanti pas shembullit pozitiv të formimit të 'Grupit të Vishegradit' dhe Beneluksit të formuar që moti. Mundësia e formimit të një unioni mes vendeve të Ballkanit, do të kontribuonte në zhvillimin më të madh të këtij rajoni, dhe do të përfaqësonte një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik e politikë mes këtyre shteteve", thuhet në letrën e zëdhënësit të Komisionerit për zgjerim të BE-së, Peter Stano. Kjo ide u hodh fillimisht nga Gunther Fehlinger ekonomist Austriak qe jeton dhe punon ne Tirane dhe Ekrem Krasniqi gazetar Kosovar qe jeton dhe punon ne Bruksel. me pas kjo ide ka kaluar edhe ne takime zyrtare midis paleve Pro dhe Kunder saj.