Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës në SHBA zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurave në Kongresin Amerikan, Pete Sessions. Shefi i Ligjeve në Kongres deklaroi se me Presidentin e ri, SHBA do të rrisë akoma më shumë bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. "Donald Trump do të bashkëpunojë ngushtë për t’i forcuar edhe më tej marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Shqipërisë. Jam i bindur se 2017-ta do të jetë një vit i suksesshëm" deklaroi kongresmeni Sessions. Ai vlerësoi miratimin konsensual të reformës në drejtësi. "SHBA mbështet angazhimin e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit