KAVAJË- Ismet Muça, 50 vjeç, i cili ishte futur të lahej edhe pse deti ishte shumë i trazuar, është shpëtuar nga mbytja. Ka qenë ndërhyrja në kohë e vrojtuesve të plazhit të cilët kanë bërë të mundur shpëtimin e 50-vjeçarit, por edhe gatishmëria e disa pushuesve të tjerë, përfshirë edhe gazetarin e Report Tv, Aldo Kozarja, të cilët u futën në det për t'ë shpëtuar nga mbytja 50-vjeçarin. Ai është dërguar në qendrën shëndetësore më të afërt. Report Tv sjell video nga momenti kur është nxjerrë në breg të detit 50-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende.